Shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë shtuar dy konkurrentë të rinj, të cilët do të jenë në lojë si një konkurrent i vetëm. Bëhet fjalë për DJ PM dhe DJ Dagz.
Sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother”, DJ PM ‘shënjestroi’ Sarën duke thënë se është shumë e bukur dhe para se të flinte qëndroi pranë saj.
Ndërsa DJ Dagz duket se po mban rezerva dhe kjo për faktin se ai ka një lidhje jashtë. Dj i njohur kosovar thuhet se prej kohësh është i lidhur me moderatoren simpatike Ariana Berisha.