Në ditën e parë të vitit 2022 janë regjistruar 482 të infektuar me koronavirus dhe një humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3,068 testime të kryera rezultuan pozitivë 482 qytetarë, në këto bashki:
225 në Tiranë, 34 në Durrës, 21 në Vlorë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, nga 12 qytetarë në Gjirokastër, Fier, nga 11 qytetarë në Lezhë, Berat, Kuçovë, 8 në Cerrik, nga 6 qytetarë në Kamzë, Lushnje, Korçë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Kurbin, Pukë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Tepelenë, Dimal, nga 3 qytetarë në Peqin, Përmet, Himarë, Patos, Vorë, Shijak, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Skrapar, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Mallakastër, Tropojë, Kukës.
Ndërkohë, janë 6419 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundi ta fitonte betejën me virusin një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.
Nga ana tjetër, janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (1 Janar 2022)
Raste të reja ditore 482
Të shëruar në 24 orë 311
Të shtruar në spitale 97
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3068
Testime totale 1,486,189
Raste pozitive 210,706
Raste të shëruara 201,069
Raste Aktive 6,419
Humbje jete 3,218
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2989
Fier 673
Durrës 577
Shkodër 432
Elbasan 406
Vlorë 400
Berat 249
Lezhë 192
Gjirokastër 187
Korçë 147
Dibër 94
Kukës 73