Aktore, prezantuese, kërcimtare, shkrimtare por mbi të gjitha vajza e Champions League në Shqipëri. Kështu e nis media greke Protothema artikullin dedikuar Eva Muratit.
E cilësuar si “Diletta Leotta e Shqipërisë” dhe ndonëse nuk është bionde si italianja, shqiptarët e duan dhe i mbështesin me fanatizëm emisionet e saj, vijon më tej artikulli.
Nga viti 2017 deri në këtë vit, Eva Murati prezanton emisionin për Champions League në Tring TV.
Përveç magjisë së Messit, Mbappe, Haaland dhe Benzema, shqiptarët kanë një arsye më serioze për të parë ligën e “yjeve”.
Megjithatë, siç ka treguar, ajo mbështet Juventusin, i cili nuk vazhdon më 2023 në Champions League.
Ajo ka lindur në vitin 1995 në Elbasan dhe në moshën 6-vjeçare u transferua në Tiranë. Ajo është marrë me modeling dhe televizion që në moshën 15-vjeçare. Ka marrë pjesë në filma dhe shumë seriale televizive ndërsa ka lënë gjurmë me pjesëmarrjen e saj në “Dance with me Albania”.
“Babai i saj është mjek dhe nëna e saj inxhiniere dhe ajo nuk ka pasur asnjë problem financiar në jetën e saj.
Ajo u diplomua në Fakultetin Juridik të Tiranës dhe si studente kishte dalë e 8-ta në vend në një konkurs matematike”, shkruan media greke.
“Flet rrjedhshëm italisht, anglisht, spanjisht dhe pak frëngjisht. Ajo është një aktiviste dhe lufton për të drejtat e jetës në çdo mënyrë”, mbyllet artikulli për moderatoren shqiptare.