G Bani është një emër i cili dikur ka bërë që vajzat “të shkulnin flokët” kur dëgjonin këngët e tij.
Që prej atyre viteve artisti u shkëput nga tregu dhe deri më sot nuk kemi dëgjuar ndonjë hit tjetër që mund të kalojë pritshtmëritë e hitit të dikurshëm “Të dua”.
Së fundmi, G Bani ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Verore” dhe ka habitur jo pak me deklaratën e tij.
I pyetur se çfarë po ndodh me jetën e tij, reperi tha se vazhdon të jetë beqar pasi nuk ka nevojë të martohet sepse ka shumë dashnore.
“Beqar jam. Shyqyr Zotit dashnore majtas, djathtas kam. Nuk e ndjej nevojën për të krijuar një familje vetëm për arsyen që të krijoj familje. Nuk është se jeta më dha princeshën dhe nuk e mora, nuk e konsideroj veten princ, po konsideroj që meritoj të krijoj familje me dikë që do jetë njeriu i duhur.
Ne po shikojmë shumë që po krijojnë familje, pastaj marrim vesh që gruaja merr shokun ose burri merr shoqen. Sa të bëhen gjëra të tilla rri me ato dashnore që kam, jam mirë për momentin,” tha ai.