Dikur të rëndësisë së veçante, sot 7 tunelet e Dukasit në Bashkinë e Patosit janë lënë në mëshirë të fatit.
Që në hapje të tyre ata janë përdorur për prodhimin e detaleve me precizion të lartë, kryesisht për industrinë e naftës. Banorë të zonës dhe ish-punonjës, kanë deklaruar se teknologjia e instaluar në këto tunele mund të përdorej deri për prodhimin e pjesëve për raketa.
Tunelet sekrete te Dukasit u ndërtuan rreth vitit 1973 dhe që pas vitit 1997, u bastisën e lanë në mëshirë të fatit. Tashmë, brenda dyerve të salduara ndodhen disa makineri, pjesa tjetër janë marrë për tu vënë në përdorim diku tjetër apo janë shitur për skrap.