Dieta e duhur për shëndetin e mirë të kockave, ja çfarë duhet të hani

Dieta e duhur për shëndetin e mirë të kockave, ja çfarë duhet të hani

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare.

 

Ky regjim nënvizon rëndësinë e konsumit të ushqimeve me bazë bimore siç janë frutat, perimet, drithërat e plota, legume dhe arrorët.

 

Sa i përket yndyrnave, këshillohet që gjalpi të zëvendësohet me variante të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

 

Përfitimet e këtij regjimi për organizmin janë të panumërta.

 

Një prej tyre është shëndeti i kockave.

 

Një studim evropian ka zbuluar se ndjekia e një regjimi të tillë për 12 muaj ka një ndikim domethënës në shëndetin e njerëzve të prekur nga osteoporoza.

 

Sipas studiuesve, falë këtij regjimi, njerëzit kanë një nivel më të ulët të humbjes së dendësisë kockore për shkak të sëmundjes.

 

Osteoporoza është një sëmundje që rrit rrezikun e frakturave duke pakësuar dendësinë kockore dhe përkeqësuar strukturën kockore.

 

Humbja e Dendësisë Kockore dhe Regjimi Mesdhetar i Ushqyerjes

 

Studimi që zgjati një vit, analizoi të dhënat e 1000 personave të moshave nga 65 në 79 vjeç.

 

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe.

 

Njëri prej grupeve konsumoi ushqime sipas regjimit mesdhetar për 12 muaj, ndërsa grupi i dytë nuk ndoqi asnjë regjim specifik.

 

Gjetjet e studimit treguan se regjimi mesdhetar uli nivelin e humbjes së dendësisë kockore tek njerëzit e prekur nga osteoporoza.

 

Ushqyerja e Duhur Për Kockat

 

Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.

 

Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.

 

Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

 

Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.

 

Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.

 

Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.

 

Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.

 

Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.

 

Peshku, kryesisht sardelet.

 

Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.

 

90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.

 

Ushqimet më të pasura me vitaminë D janë: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet vaji i mëlçisë së merlucit, kërpudhat.

 

Ndërkaq, ekspertët rekomandojnë edhe ushqimet me proteinë si: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit./ AgroWeb

Author: morevesh