Dhunohet mësuesi në Tepelenë/ 3 persona e thirrën “për ta sqaruar”

Një mësues është dhunuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë.



Mediat me titra raportojnë se mësuesi i fizkulturës me iniciale K.L. është thirrur nga 3 persona, të cilët i kanë thënë se duan të “sqarohen”.

Ata kanë ushtruar dhunë ndaj 59-vjeçarit, i cili ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe në bark.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Nga informacionet e para, ende nuk dihet identiteti i autorëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për gjetjen e tyre.

Author: morevesh