Armina Mevlani, parnterja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt sot para selisë së PD-së.
Ajo u shpreh e indinjuar për situatën ku ndodhet sipas saj opozita ‘false’ e Bashës.
“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet.
Me të drejtë dhe vota të plota! Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan.
Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100.”, shkruan Mevlani