Detektivja e çifteve, Shkënda Lili, ka rrëfyer trendin aktual. E ftuar në një emision televiziv ajo tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera.
“Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në ndonjë hotel në periferi të Tiranës. Personazhet e njohur kanë shtëpi, në hotele shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve.
Janë disa gjëra që nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikurë dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie.
Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë”, tha Lili.