Detajet nga lidhja e ish-Missit me reperin: Mashkull i ligë, s’më ndihmoi as të…/ Nga video erotike tek ndarja me sherr “E çoi në shtrat për dy javë”

Një sherr i ashpër mes vajzave ka nisur në “Big Brother Vip Kosova”, ku protagoniste janë Vivien dhe Juliana Nura.



Konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, Vivien, i ka përmendur Xhulit videon e saj famëkeqe të publikuar mbi një dekadë më parë.

“Të paktën unë s’kam nxjerrë ato videosh seksi për të dalë në televizor”, ka thënë Vivien drejtuar Xhulit. Ndërkohë, Xhuli është shokuar nga kjo thënie e Vivienit, teksa i ka thënë se “duhet të ketë turp për këtë gjë”.

“Nuk është video seksi, është video intime, dhe e bëj përsëri me burrin tim nëse dua. Marre duhet me të ardhë (Vivien). Dikush është shantazhuar dhe s’është punë qejfi”, ka thënë Xhuli pos të tjerash.

Ndonëse që prej hyrjes në BB VIP Kosova, Juliana Nuraj ka pasur shumë sekrete që i kanë dalë sheshit, sërish brenda lojës vijojnë akuzat. Së fundmi, gjatë një bisede, Melisa është shprehur: “Kjo çoi Ledrin për dy javë në shtrat. Kjo brenda është e butë, jashtë bën kështu”.



Juliana nuk e ka mohuar, por vetëm ka qeshur. Kujtojmë se vite më parë, Julit i doli një video gjatë një momenti intim. Ashtu si vetë missi-i u shpreh, video ishte për partnerin e asaj kohe. E, në fakt, djali në fjalë ka qenë pikërisht Ledri.

Gjatë një ‘spektakli banorja u shpreh se kjo histori i dhemb akoma pasi nuk është vetëm e saja, por edhe e shumë grave të tjera, të cilat janë përballur në të njëjtën situatë si ajo. Xhuli tregoi se ka qenë e lidhur me një djalë gjatë asaj kohe dhe dikush ka hyrë dhe i ka hakëruar bisedat dhe kompjuterin e saj dhe i ka filmuar në çastet e tyre më intime.

“Akoma më dhemb sepse nuk është vetëm tregimi im, por edhe për qindra gra tjera që ballafaqohen me të njëjtën situatë sikurse unë. Unë kam qenë duke folur me një djalë, isha një nga më të përfolurat në atë kohë. Për mua ishte lidhje, për atë nuk e di si ka qenë. Njeriu aventurist kur është.



Dhe hyn dikush dhe i ka hakuar bisedat tona dhe kompjuterin dhe hyn na incizon neve dhe ne dy njerëz të rritur çfarë bëjnë dhe pas disa ditëve nuk e di si e ka incizuar atë. Mua më vjen pas disa ditëve një e-mail kliko linkun dhe dua kaq pare. Kur kjo ndodhi, ato para që kisha punuar gjithë ato vite, ia dhashë dikujt me maskë”, tregoi ajo.

Por tashmë brenda shtëpisë po aludohet se ka qenë vetë Juliana që e ka publikuar videon e saj me Ledrin. Ndonëse ajo kurrë nuk ia ka përmendur emrin, në rrëfimet e saj është shprehur se partneri nuk e ndihmuar në lidhje me këtë situatë.

“Ai nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq. Nuk më ndihmoi as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë, kështu që e falënderoj”, shprehej Juliana, duke ngritur edhe hipoteza se mund të ishte ai që e kishte publikuar videon.




Pas publikimit të videos erotike, ajo la shkollën për mjekësi dhe u largua drejt Finlandës. Nga ana tjetër, vetë Ledri nuk ka folur kurrë në media në lidhje me këtë ndodhi, duke ndenjur totalisht larg zhurmës mediatike që u krijua.

Tashmë që kanë kaluar më shumë sesa 10 vjet, kjo histori është rikthyer sërish në vëmendje të mediave, për shkak të pjesëmarrjes së Julit në “Big Brother”. Debatet e shpeshta brenda shtëpisë kanë bërë që të zbulohen edhe detaje rreth lidhjes së Ledrit dhe Julianës, që duhet thënë zgjati shumë pak dhe u mbyll shumë keq.

Author: morevesh