Detaje të reja kanë në dritë në lidhje me sulmin me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola. Dyshohet se kanë qenë pesë persona që janë përfshir në ngjarjen e rëndë ndaj medies kombëtate.
Gazetari i “News 24” tregoi itinerarin e lëvizjes së Range Rover, mjeti që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes rreth godinës.
Mesa duket ky i fundit ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë mbaruar turnin, ka sinjalizuar autorët.
Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.Ndërsa në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës ku dogjën mjetin në Golem, Pasi dogjën mjetin, autorët mendohet se kanë udhëtuar drejt Vlorës.