Një burrë që shpenzoi 19,000 £ (23,000 dollarë) për një kostum ujku shumë realist, thotë se kur e vesh atë “nuk ndihet më njeri”. Shuma që ai shpenzoi i solli rezultatet që ai priste.
Toru Ueda, një inxhinier nga Tokio, i pëlqen të relaksohet dhe të çlodhet duke veshur kostumin e tij të ujkut. Për këtë kostum punuan katër njerëz për shtatë javë për ta krijuar, ai thotë se kjo i jep atij një shans për të shpëtuar nga jeta e tij normale njerëzore dhe për të përqafuar ndjenjën si ujk.
Ueda, 32 vjeç, pagoi tre milionë jen për kostumin e tij, i cili u krijua posaçërisht nga Zeppet, një kompani që prodhon modele dhe kostume për shfaqje televizive dhe filma.
Edhe pse është një shumë marramendëse, për Uedan ia vlen pasi i ofron atij një ndjenjë lirie.
Duke folur për The Times, ai tha: Kur vesh kostumin tim, ndjej se nuk jam më njeri.
“Unë jam i lirë nga marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha llojet e telasheve, të lidhura me punën dhe gjëra të tjera, mund t’i harroj ato.”
Ai kishte shumë kërkesa strikte për kostumin e tij, duke i thënë Zeppet se donte ujkun më real që ata mund të krijonin, dhe ta lejonte atë të ecte normalisht.
Toru mbajti tre takime me Zeppet, si dhe ndau imazhe të shumta të ujqërve me kompaninë dhe shkëmbeu 40 email ku diskutuan kostumin deri në detajet e fundit, duke përfshirë modelin dhe strukturën e palltos.
Dhe kjo ia vlejti për Uedën, i cili tha: “Kur shikoj në pasqyrë, shoh një ujk dhe kjo është shumë prekëse.
“Unë nuk jam një njeri-ujk, sepse ata janë përbindësha dhe unë nuk jam një përbindësh.”
Ndërsa ju mund të mendoni se Ueda dëshiron të tregojë kostumin e tij, veçanërisht pasi ka shpenzuar kaq shumë për këtë gjë, nuk është kështu.
Ai nuk do ta veshë atë në një festë me kostume dhe thotë se nuk do të ndihej rehat duke e veshur në Tokio.
Në vend të kësaj, në kohën e tij të lirë, Ueda fton disa miq, u ofron një pije ose një birrë dhe vesh kostumin e tij të ujkut.
Inxhinieri i tha The Times se asnjë nga shokët e tij nuk i pëlqen të veshë kostume të tilla si të tijat, por ata janë të lumtur që ai bën gjënë e tij.
Ueda nuk është i vetmi person që përdor Zeppet për të ndihmuar në transformimin e tyre në një alter ego të kafshëve. Vitin e kaluar, një tjetër banor japonez Toco zbuloi kostumin e tij realist të qenit.