Nuk janë pak 6000 euro në muaj.
Cristiano Ronaldo i paguan shumë shërbëtorët e tij, por bashkëpunimi me lojtarin më të njohur në botë do të thotë të heqësh dorë nga një jetë normale.
Të jesh punonjës i Ronaldos nuk është aspak një detyrë e lehtë dhe rroga që ofron asi portugez është vërtet e pabesueshme. Kështu, një kuzhinier apo shërbyeset e tij fitojnë 6000 euro në muaj.
Megjithatë, çdo hyrje në vilën e Ronaldos dhe nënshkrimi i kontratës do të thotë të heqësh dorë nga një jetë normale dhe gjithçka për një detaj.
Ronaldo nënshkruan një “kontratë vdekjeje” me çdo shërbëtor, pra çdo punonjës merr përsipër të mos thotë asgjë për jetën e portugezit deri në 70 vjet pas vdekjes së tij. Kur punonjësit kthehen në shtëpi te familjarët e tyre, ata thjesht nuk lejohen të flasin për ditën e tyre të punë. Asnjë fjalë nuk duhet të dali dhe të qarkullojë nga familjarët pasi në të kundërt, i pret ndëshkimi.