Femrat braziliane janë cilësuar shpeshherë si më simpatiket dhe me format më mahnitëse trupore, teksa modelet nga ky vend përzgjidhen në kopertonat kryesore të revistave rozë.
Dhe nga magjia e bukurisë braziliane nuk mund të shhpëtonte as Parlamenti i Brazilit, ku së fundmi është betuar deputetja më e re e vendit, Ana Paula da Silva. Më tepër sesa për karrierën e saj në politikë, Ana ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave gjatë ceremonisë së betimit, pasi me fustanin e zgjedhur ka rre zikuar të nxjerrë në shesh astete e saj.
Fustani i kuq i zgjedhur nga deputetja ka qenë shumë i zbuluar në pjesën e kraharorit, duke i zbuluar gjo ksin asaj. Kjo ka mjaftuar që të shp ërthejnë komentet në rrjetet sociale.
Media braziliane e ka kritikuar 43-vjeçaren, e cila njihet në vend si Paulinha.
Pas reagimeve të shumta, ajo ka reaguar përmes Instagramit, duke sqaruar zgjedhjen e veshjes:
“Pak histori, për ata që nuk më njohin… Kjo është mënyra në të cilën më pëlqen të vishem, e cila, nga ana tjetër, nuk ka të bëjë fare me punën time.
Unë nuk mund të ndryshoj se çfarë jam, vetëm se jam bërë deputete tani”.
Da Silva ka qenë kryetare e një qyteti në Brazil e më pas është zgjedhur si përfaqësuese e shtetit Brazilian të Kuvendit të Legjislativës të Santa Catarina më 7 tetor .