Deputetja e PS në Kukës, Gerta Duraku, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për të ndaluar qytetarët shqiptarë që të hyjnë në Kosovë, nëse nuk kanë bërë tre doza të vaksinës kundër koronavirusit.
“Shqipëria nuk vendosi kurrë asnjë kusht për qytetarët e Kosovës, madje as në kohen e karantinës së madhe.
Uroj dhe shpresoj që qeveria e Kosovës ta rishikojë këtë masë që penalizon rëndë banorët e qarkut Kukës dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi duke i diskriminuar ata përtej çdo lloj arsye dhe llogjike”, shkruan ajo.
Vendimi i marrë nga Albin Kurti është në kufijtë e skandalit, pasi asnjë vend në botë nuk të kërkon tre doza vaksine për të hyrë në vend.
Ironia është se njeriu që premtonte vite më parë se do të bashkonte kufijtë, në fakt që kur ka ardhur në pushtet, është kthyer në njeriun që ka bllokuar kufijtë dhe po përçan shqiptarët.