Dënohet me burg mbreti i lojërave të fatit në Kinë

Mbreti i lojërave të fatit në Makau, Alvin Chau, është dënuar me 18 vjet burg për më shumë se 100 akuza, përfshirë krimin e organizuar dhe lojërat e paligjshme.




48-vjeçari u shpall fajtor në një çështje që përqendrohej në baste të paligjshme që tejkalonin 105 miliardë dollarë).

Chau, një figurë e profilit të lartë në industrinë lokale të kazinove, i kishte mohuar akuzat. Makau, një ish-koloni portugeze, është i vetmi qytet kinez ku lojërat e fatit janë të ligjshme.

Chau ishte kryetari dhe themeluesi i Suncity Group. Ishte operatori më i madh i makaos i xhinketeve, ose udhëtimeve të organizuara për lojtarët e pasur në kazino.

Ai organizoi që figurat e larta nga Kina kontinentale të udhëtonin në Macau dhe të luanin kumar në kazinotë e qytetit dhe u ofroi atyre kredi. Ai gjithashtu mblodhi borxhe për kazinotë dhe operonte dhoma VIP nëpër kazinotë e Macau.




Biznesmeni, i mbiquajtur “Junket King”, dha dorëheqjen në dhjetor 2021, ditë pas arrestimit të tij.

Prokurorët e kishin akuzuar Chaun për krijimin dhe udhëheqjen e një sindikate kriminale që kishte lehtësuar bastet e padeklaruara. Ata thanë se si rezultat qeveria humbi më shumë se 8.26 miliardë dollarë HK në të ardhura tatimore.

Gjykata vendosi në favor të prokurorëve për shumicën e akuzave, por e liroi Chaun nga akuza për pastrim parash. Rasti i profilit të lartë përfshin edhe 20 të pandehur të tjerë.

Industria e lojërave të fatit është goditur rëndë nga kufizimet e koronavirusit, si dhe nga një goditje nga qeveria kineze ndaj lëvizjes së parave jashtë kontinentit.

Author: morevesh