Dënohet 16.5 vite burg shqiptari/ Torturoi dhe mbylli në bodrum fëmijët

Gjykata e Qarkut në Zyrih, ka dënuar me 16.5 vite burg një shqiptar nga Kosova. Ai bashkë me bashkëshorten e tij e cila gjithashtu është dënuar me 10.5 vite burg kanë torturuar 2 nga 7 fëmijët e tyre.

Mësohet se djali 9-vjeçar peshonte vetëm 18.5 kilogramë ndërsa vajza 10-vjeçare diku më pak se 10 kilogramë, teksa prindërit nuk i kushtonin fare rëndësi as higjienës personale e as shëndetit të tyre.



Gjykata e Lartë zviceriane mundi të faktonte me prova se babai dhe nëna kishin abuzuar me fëmijët e tyre. Sipas aktakuzës, fëmijët nuk ushqeheshin si duhet dhe ishin nënpeshë.

Atyre u duhej të vidhnin ushqime nga fëmijët e tjerë në shkollë me qëllim që t’i hanin gjatë pasdites.

Author: morevesh