Produksioni i “Big Brother VIP Albania” është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes së publikut për disa ndodhi specifike. I tillë ka qenë edhe momenti i djeshëm ku shumë ndjekës kamë kryqëzuar sërish moderatoren Arbana Osmani.
Spektakli pati në qendër të kritikave të preferuarin e publikut, Luizin, gjë e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Nga ana tjetër një moment që nuk i ka shpëtuar ndjekësve ka qenë momenti i leximit të zarfit me emrat e të preferuarve.
Arbana mori zarfin në duar, por vijon leximin e emrave në skaletë duke zbuluar hapur se televotimi në këtë rast mund të ketë qenë pa vlerë.
Video është shpërndarë masivisht në rrjet me kritika të shumta për moderatoren dhe produksionin.