Një tjetër çift duket se tashmë është krijuar në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova.
Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina janë ndër banorët më të komentuar dhe prej ditësh kanë nisur flirtimet dhe ngacmimet me njëri-tjetrin.
Dyshja kohëve të fundit kanë ndarë edhe shtratin bashkë ndërsa sot (e diel) kanë shkëmbyer puthjen e para në buzë.
Teksa një pjesë e banorëve të shtëpisë po qëndronin në oborr mes tyre edhe Xhuli, Atdheu ka ardhur në drejtim të saj duke i dhuruar puthjen.
Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat mes dyshes të cilët në spektaklin e së premtes ( 27 janar) kishin një debat pasi Xhuli ka të kuptohej se dikush tjetër po priste jashtë shtëpisë së BBVK.
.