Del tjetër video SKANDALOZE e gjyqtares Enkeleda Kapedani, dëgjon këngë “gangsta” dhe ngre gishtin e mesit, bën sikur gjuan me pistoletë

Një tjetër video e gjyqtares Enkeleda Kapedani është publikuar në rrjete sociale, video që ajo vetë i ka publikuar me herët në rrjetin social Tik Tok.

Kapedani me zë dhe figurë shihet të këndojë e kërcejë më këngë “gangsta” në sfond, teksa bën me gisht sikur tërheq këmbëzën e pistoletës për të vrarë.

Ajo gjithshtu në një moment ngre dhe gishtin e mesit, ndërsa kësaj here është treguar “korrekte” dhe e ka vendosur rripin e sigurimit.

Author: admin