Ilir Shaqiri fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në ‘Big Brother Vip’, në një spektakël maratonë. Dihej që beteja e tij me Donaldin ishte shumë e fortë dhe të dy ishin favoritë për të fituar, por në fund Arbana lexoi emrin e Ilirit.
Menjëherë pas spektaklit filluan pakënaqësitë e para nga mbështetësit e Donaldit, duke akuzuar produksionin e BBV për padrejtësi.
Ka dhe nga ata zëra që thonë që Lori Hoxha, producentja e BBV’, lau ‘borxhin’ e vitit 2014, ku Iliri Shaqiri i dha vendin e parë në “Dancing with the stars”, ku shumica e publikut mendonte se i takonte Flaka Krelanit.
Edhe këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, ka reaguar dje publikisht përmes disa postimeve në Instastory ku ironizon Ilirin dhe Lori Hoxhën.
Por le të ndalemi tek votat e Donaldit dhe Ilirit. Arbana tha gjatë spektaklit se kanë ardhur mbi 400 mijë vota, duke treguar kështu interes mjaft të madh për këtë finale.
Pikat e para në treg që ndalojnë rënien drastike të flokëve në kushte shtëpie
Mjekesia.com Rekomanduar nga boost.al
Pikat e para në treg që ndalojnë rënien drastike të flokëve në kushte shtëpie
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku thuhet se janë votat e vërteta të 4 finalistëve dhe nga ajo që shohim aty, Donaldi është shumë para me vota ndaj Ilirit.
Nuk dihet sa e vërtetë është kjo foto, por ajo që dimë është se disa portale dhe media serioze në vend i kanë dërguar email AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), për të zbardhur votat që kanë marrë Iliri dhe Donaldi, po deri tani nuk ka asnjë kthim përgjigjeje nga ky institucion.
Kujtojmë se sipas legjislacionit shqiptar, institucioni i AKEP-it e ka për detyrë t’i kthejë përgjigje çdo qytetari shqiptar që kërkon të dijë a ka vajtur në vendin e duhur vota e tij apo jo për spektakle të tilla televizive si BBV.