Del foto e ish dhëndrit që shkaktoi masakrën me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Tiranë

Del foto e autorit të masakrës me 2 të vrarë e tre të plagosur në Paskuqan.




Ai është Ramazan Kuta, i cili pasi ka qëlluar me armë, është larguar me një Mercedes Benz C Class në ngjyrë të zezë, nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi te “Kthesa e Kamzës”, ku në pragun e shtëpisë, Ramazan Kuta ka nxjerrë një kallashnikov dhe ka qëlluar me breshëri mbi familjarët e gruas së tij dhe më pas është larguar.

Paraprakisht dyshohet se janë vrarë ish-gruaja dhe motra e saj dhe janë edhe 3 të plagosur (Lidhje farefisnore me njëri-tjetrin).

Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja e po punohet për kapjen e tij.

Author: morevesh