Deklarata që po bën xhiron në rrjet/ Kristi ofendoi Oltën?

Ndonjëherë zëri i banorëve të “Big Brother VIP2” nuk dëgjohet mirë në mikrofon dhe fjalët që thonë merren me kuptime të ndryshme. Kjo për shkak se e largojnë nga vetja mikrofonin ose dhe e mbulojnë me veshjen e tyre.



Së fundmi është bërë virale një video ku Krist Aliaj dhe Olta Gixhari po bashkëbisedonin dhe një fjalë e djalit të Robert Aliajt, u duk në konotacion negativ (kështu komentohet në rrjetet sociale).

Njerëzit e kanë shkëputur këtë moment duke publikuar videon në ‘TikTok’. Në fund të videos dëgjohet Kristi që i thotë aktores ‘ik’, por fjala tjetër është interpretuar në dy versione.

Ka persona të cilët besojnë se Kristi i thotë: “Ik kurrë”, e të tjerë që mendojnë se ai e ofendoi me fjalën: “Ik k*rvë”.

Biseda:



Kristi: Çfarë do të thuash me këtë?

Olta: Hajde se ta shpjegoj unë.

Kristi: Pse qesh ti me atë?

Olta: Ta tregoj unë ty.

Kristi: Ik ore k….

Author: morevesh