Analisti Arjan Curri komentoi skandalin e publikimit të dhënave dhe rrogave të qindar-mijërave qytetarëve shqiptarë.
Ai deklaroi mbrëmjen e sotme se përveç rrogës, numrave të telefonit dhe targave të makinës, ku këto të fundit qarkulluan sotnë rrjet, tha se do të ketë edhe publikime të tjera.
Curri u shpreh në “Zonë e lirë” se do të publikohen llogaritë bankare, çështjet penale dhe në fund mund të dalin kartelat mjekësore të qytetarëve shqiptarë.
“Do të dalin llogaritë bankare dhe cështjet penale dhe mund të dalin kartelat mjekësore”, tha Arjan Curri.