Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që të rrisin vlerën e çmimit të madh. Të gjithë banorët duhet të bënin xhiro rreth pishinës, ku për çdo xhiro, çmimi do të rritej me 50 euro.
Vlera e rritur do ishte e vlefshme vetëm për aq xhiro sa do ishin të përfshirë të gjithë banorët.
Por Kristi ka zgjedhur të heqë dorë nga sfida, ndërkohë banorët kanë reaguar të revoltuar ndaj veprimit të tij.
Në momentin që Kristi u largua nga banorët që po vraponin rreth pishinës, Bledi Mane u dëgjua duke thënë një fjalë të pisët.
“Po, po ka** në p**”, është fjala e përdorur nga gazetari i njohur dhe ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit. Madje tani ndjekësit po pyesin nëse do të ketë një zarf të zi për të, duke qenë se është e ndaluar përdorimi i një fjalori jo të përshtatshëm.
Nga ana tjetër, banorët kanë arritur që të fitojnë vetëm 400 euro nga kjo provë që iu dha Vëllai i Madh.