Volejbollistja braziliane, Kej Alvesh, vazhdon të ketë një vëmendje të madhe nga mediat në Brazil, pasi është bërë pjesë e formatit “Big Brother VIP”.
23-vjeçarja është bërë pjesë e shumë dinamikave, duke u bërë menjëherë protagoniste në lojë dhe gjithashtu krijoi dhe një lidhje dashurie me këngëtarin Gustavo Benedeti, i cili la shtëpinë këtë javë.
Dashuria e tyre nuk mundi t’i shpëtonte kamerave, ku gjithashtu u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale të mbuluar poshtë jorganit.
Gjithashtu volejbollistja, e cila është pjesë edhe e platformës “Onlyfans”, është komentuar dhe për format e saj të nxehta, duke i nxjerrë ato shpesh në pah dhe duke u zhveshur pa problem nën vëzhgimin e kamerave.