Surpriza e këngëtarit Luiz Ejlli për moderatoren Kiara Tito, është një nga momentet më virale.
Luizi në ditën e të dashuruarëve i kushtoi moderatores një këngë, të titulluar “Me ty”, e cila ka thyer rekorde pas në më pak se 24 orë ka grumbulluar 2 milionë klikime.
Por një detaj i cili duket se i ka shpëtuar publikut ishte në veshjen e moderatores.
Kiara kishte veshur një fustan të kuq të gjatë, bust, ku në njërën anë të tij, ishte e qëndisur shkronja “L” dhe një zemër, një dedikim për këngëtarin.