Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se si është gjendja e akseve rrugore në vend pas shiut dhe dëborës që në disa qarqe.
Në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore, rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Në Qafën e Llogarasë ka pasur reshje të lehta dëbore, të cilat janë pastruar menjëherë, qarkullimi vazhdon normalisht.
Në aksin Bajram Curri- Valbonë ka pasur reshje dëbore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.