Mbledhja maratonë e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila ka zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm, vendosi përjashtimin përfundimtar të Sali Berishës dhe përkrahësve të tij.
Gjatë diskutimit me dyer të mbyllura, mësohet se kryetarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Arta Sakja ka theksuar se vendimi i përjashtimit të Sali Berishës ishte i vonuar.
Mësohet se Sakja është shprehur në mënyrë habitore se përse Berisha nuk ishte përjashtuar më parë.
“Akoma nuk e kemi shkarkuar ne këtë? Mësohet të këtë thënë Arta Sakja.
Një qëndrim të fortë mësohet të ketë mbajtur dhe deputetja Greta Bardelli, e cila ka thënë se s’ka për t’ia falur sulmin që i bënë demokratëve më 8 janar.
“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli, duke dënuar ashpër ish-kolegët e saj që ishin pjesë e turmës që sulmoi godinën e PD-së.