Debat jashtë BBVA/ “Mos u përfshni më shumë se i zoti i punës”, çfarë u tha në telefonatën e Maestros me Kiarën?

Dy banorët që në nisje të “Big Brother VIP” u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin ishin Maestro dhe Kiara.

Ata krijuan një raport miqësor të mirë bashkë, deri në momentin kur Maestro vendosi që në një diskutim me Oltën, ti kërkonte të nxirrte në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën.

Pikërisht ky moment solli dhe krisjen mes Armaldos me Kiarën si edhe me partnerin e saj, Luizin, me të cilin po ashtu kishte miqësi.

E si duket një përplasje mes Maestros dhe Kiarës paska ndodhur edhe jashtë BBV.

Pak më parë, Kiara deklaroi se pasi doli nga reality show, askush nuk e telefonoi atë nga ish-banorët, fjalë të cilat sipas Maestros nuk janë aspak të vërteta.

Nëpërmjet një postimi në Instastory ai u shpreh se ka dashur që ta takojë Kiarën.

“E fundit meqe me pyesni shume. Dje (Kiara) tha si sme mori njeri ne telefon kur isha jashte. Ne fakt e kam kontaktuar sepse kam shume vleresim per Kiaren dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”, tha Maestro.

Debat jashtë BBVA/ "Mos u përfshni më shumë se i zoti i

Më pas ai ka publikuar mesazhin e një ndjekëse që i kërkon t’a fshijë postimin, duke pretenduar se Kiara nuk e pati me gjithë banorët, por me Efin.

Mesazhit të ndjekëses, Maestro i përgjigjet kështu:

“Ju jeni interesantë. Unë ju thash se e mora nuk ju thash si shkoi telefonata. Kështu që ju di Maestro fort mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.

Debat jashtë BBVA/ "Mos u përfshni më shumë se i zoti i

Me këto postime, Maestro ka ngritur dyshimet se telefonata me Kiarën nuk ka shkuar ashtu si ai mund të ketë pritur, duke ngritur dyshime për një krisje mes tyre.

Author: morevesh