Pasi Dea u zgjodh lidere e shtëpisë, Olta i tha asaj të bëjë lëmsh të gjithë shtëpinë. Kjo e fundit i tha Deas të propozojë idetë e saj, e më pas ata t’i zmadhojnë sa munden.
Dea tha se ajo nuk ka ndonjë ide për momentin, ndërsa Olta propozoi që ajo fillimisht të mbledhë të gjitha vajzat për të pirë një çaj, duke qenë se ato janë ftohur me njëra-tjetrën, ditët e fundit.
Olta i tha Deas se Luizit i iku truri kur mori vesh që ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Ajo madje shtoi se Luizi gjërat që bën i ka fiktive dhe se çdo lëvizje, e bën në interes të tij.
Ajo madje shtoi se Luizi po e mban Dean pranë, që ajo të bëjë atë që i thotë ai.
Teksa po bisedonin në dhomën e ndjenjes, Olta dhe Dea u përqafuan me njëra-tjetrën dhe u përfshinë në lot.