Dea Mishel rrëfen periudhën e vështirë: Qaja para se të hyja në program. Kur mbaroja…

Dea Mishel, blogerja dhe moderatorja e njohur shqiptare, e cila është pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania VIP ka treguar së fundmi një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në një bisedë me disa nga banorët e tjerë në shtëpi, blogerja ka rrëfyer se gjatë vitit të kaluar, ajo ka vuajtur shumë.

 

Asaj i ishte besuar programi ‘She’s on Top’ në Top Channel dhe është shprehur se pothuajse çdo ditë para se të futej në emision, qante dhe jeta i ishte kthyer në një sfidë. Gjithashtu, Dea Mishel tregoi se kjo është hera e parë që tregon për ankthin.

 

“Unë kisha ankth dhe kur dilja në rrugë dhe ishte shumë sfidë. Qaja para se të hyja në program dhe pastaj prapë kur mbaroja, por ia dola mirë them. Nuk e kam transmetuar pjesën e ankthit”, ka rrëfyer Dea duke treguar se tani ndihet shumë më mirë.

 

Pak ditë më parë, edhe Amos Zaharia zbuloi që ka luftuar me pjesën e ankthit, por tashmë e ka kaluar dhe është mirë. “Unë kam pasur periudha në jetën time, sidomos pas adoleshencës, që për të shkuar nga pika A në pikën B, vetëm rrugën që duhet të bëja, dridhesha kur dilja nga shtëpia, më beso.

 

Në një periudhë për shembull, e kisha shumë të vështirë të krijoja kontakt me sy me njerëzit, më kapte një ankth i jashtëzakonshëm, me çfarëdo lloj personi, edhe me nënën time, e shikoja në sy dhe kisha një ankth, një gjendje shumë të keqe”, tha ai, duke theksuar se nuk e kuptonte nga se i vinte kjo gjendje.

 

“Por një gjë e kam kuptuar, për t’u shpëtuar ilaçeve. Aty ku është frika jote, aty është edhe detyra jote. Përballu në mënyrë të ndërgjegjshme me problemet e tua, me frikën. Dili përpara gogolit! Sa herë që i shmangesh një problemi, aq më i madh bëhet”, përmbylli historinë ai, duke nënkuptuar se vetëm ne e kemi në dorë që ta shpëtojmë veten, qoftë përmes forcës shpirtërore dhe vullnetit, qoftë me ndihmën e duhur”- ka rrëfyer Amos pak ditë më parë.

Author: morevesh