Dea “ kërcënon” hapur Luizin/ “Ti me mua nuk flet dot me këtë gjuhë”

Debatet mes Luizi Ejllit dhe Dea Mishelit duket sikur nuk kanë të ndalur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Dea është acaruar nga gjuha me të cilën Luizi i drejtohet vazhdimisht dhe e ka sulmuar sot duke i thënë që fjalorin që përdorë në shtëpinë e Big Brother nuk e përdor as jashtë shtëpisë.

Ndërkohë Luizi nga ana tjetër është treguar i qetë duke i thënë se Dea duhet thjesht të mësohet me gjuhën dhe fjalorin e tij.

Pjesë nga biseda:

Dea: Ti me mua më këtë gjuhë nuk flet dot

Luizi: Mesohu

Dea: Kam 4 muaj që jam këtu dhe nuk po mësohem dot. Ti më këtë gjuhë nuk flet dot jashtë dhe ke gjetur të flasësh këtu.

Author: morevesh