Disa njerëz, të lindur në disa data të caktuara, njihen si “cusp” – një term që ka kuptimin e një pike tranzicioni midis dy gjendjeve të ndryshme dhe në horoskop i referohet ditëve kur një shenjë, për shembull sezoni i Binjakëve, zëvendësohet nga shenja tjetër, në këtë rast Gaforrja.
Astrologët ndajnë mendime të ndryshme kur vjen puna te shenjat “cusp”. Disa mendojnë se këta individë, që kanë lindur në periudhën kur shenjat zëvendësojnë njëra-tjetrën, mund të ndikohen nga shenja tjetër. Për shembull, nëse keni lindur në 22 gusht, ju jeni Luan, por mund të ndiheni edhe si Virgjëreshë ose të keni tipare të shenjës së Virgjëreshës.
Sipas Linda Joyce, astrologe dhe autore e “The Day You Were Born: A Journey to Wholeness Through Astrology and Numerology”, shenja dominante është ajo e Diellit. Sipas saj, shenja ngjitur me tuajën është thjesht diçka shtesë tepër e vogël dhe jo fort e rëndësishme.
Datat në horoskop: Çfarë i bën të veçantë
Astrologë të tjerë janë të mendimit se ky term është i pakuptimtë. Sipas tyre, shenja e Diellit ndikohet nga faktorë të tjerë. Thënë ndryshe, ju mund të jeni Luan dhe të ndiheni si Virgjëreshë, por thjesht sepse keni Hënën në Virgjëreshë dhe jo sepse keni lindur në pranë ditës kur ndërrohen shenjat.
Sidoqoftë, nëse besoni teorinë e parë, datat kur njerëzit mund të kenë energjinë e dy shenjave janë:
Dashi – Demi: 16–22 prill
Demi – Binjakët: 17–23 maj
Binjakët – Gaforre: 17–23 qershor
Gaforre – Luan: 19-25 korrik
Luan – Virgjëreshë: 19-25 gusht
Virgjëreshë – Peshore: 19-25 shtator
Peshore – Akrep: 19-25 tetor
Akrep – Shigjetar: 18–24 nëntor
Shigjetar – Bricjap: 18–24 dhjetor
Bricjap – Ujor: 16–23 janar
Ujor – Peshqit: 15–21 shkurt
Peshqit – Dashi: 17–23 mars