Dashnorja e McGonigal fundos Shefqet Kastratin/ Sa pagoi biznesmeni shqiptar për ti shpëtuar “non grata”

Rrëfimi i ish të dashurës Allison Guerriero, e cila ishte e zhgënjyer nga dashuria e verbuar që kishte për Charles McGonigal, ndihmoi FBI-në dhe CIA-n që të hapinin ‘Kutinë e andorës’ së ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.




Sipas dosjes, Charles McGonigal ka udhëtuar disa herë drejt Tiranës, nën kujdesin e ish punonjësit të Sigurimitvtë Shtetit Agron Neza dhe Dorjan Duçkës, ky i fundit këshilltar ‘pa pagesë’ i Edi Ramës, njëherë djali i hallës së Ilir Metës.

Por, një burim i rezervuar me qasje në rrethet e inteligjencës, tha se pjesa më e madhe e dosjes ‘McGonigal’ nuk është publikuar, pasi do të krijonte trazira në Shqipëri.

Burimi tha se në pjesën sekrete të dosjes flitet për kulisat e përfshirjes së Sali Berishës në listën e zezë. Edi Rama ka aktivizuar grupin e Charles McGonigal, me të gjitha fijet e tij shqiptare, ruse dhe sorosiane, për të mundësuar shpalljen non grata të Sali Berishës. Besohet se për këtë operacion janë paguar qindra milionë euro, me burim aferat me koncensione, tendera dhe lejimin e trafiqeve.




Pagesa e lobimit kundër Berishës I është dhënë agjentit të “FBI” Charles McGonigal nga oligarkë të ndryshëm ku këto të ardhura vinin nga buxheti i shtetit, nëpërmjet tenderave dhe konçensioneve.

Sipas dosjes sekrete, Charles McGonigal është paguar mbi 15 milionë euro nga biznesmeni Shefqet Kastrati për ta shpëtuar nga shpallja non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për korruptim të zyrtarëve publikë, pastrim parash, kontrabandë nafte, mbulim të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar dhe ndikime të paligjshme në drejtësi.

Sipas një dosje në Ambasadën Amerikane që është përcjellë në DASH, një grup i madh prokurorësh, gjyqtarësh, ministrash, deputetësh, ish ministrash, gazetarësh, drejtorësh të rëndësishëm, janë blerë dhe janën nën ndikimin e Shefqet Kastratit.

Janë raportuar raste konrete ndërhyrjesh nga Kastrati tek prokurorë dhe gjyqtarë për pushim hetimesh dhe mbyllje dosjesh. Kastrati po ndërhyn në mënyrë energjike edhe tek SPAK.




Në raport thuhet se prokuror të SPAK raportojnë periodikisht te Shefqet Kastrati, në lidhje me çështjet hetimore, sensitive për ministra të qeverisë Rama.

Shefqet Kastrati dikton edhe se kush duhet dhe kush nuk duhet të kalojë në Veting. Informacionet e detajuara kanë bindur zyrtarë të lartë të DASH se Shefqet Kastrati po minon demokracinë në Shqipëri.

Nga burimi rezulton e provuar se Shefqet Kastrati, ka kaluar në veting rreth 7 prokuror të SPAK të cilët aktualisht komandohen në lidhje me hetime apo mosveprime konkrete.

Charles McGonigal ka lobuar për të shtyrë në kohë shpalljen non grata të Shefqet Kastratit i cili sipas dosjes hetimore ka paguar 15 milon euro për këtë favorizim.

Si ndërmjetës ka shërbyer Agron Neza, frekuentues i rregullt i zyrës së Kastratit. Neza i ka kaluar edhe çantat me para ish zyrtarit të lartë të FBI.




Pjesë e dosjes sekrete është edhe Erion Veliaj, i cili dyshohet se ka paguar Charles McGonigal për të goditur dhe futur në listën e zezë kundërshtarët e tij./ infront-al

Author: morevesh