40 vjeçari Dan Hutra, i cili vrau tre gra sot në Tiranë dhe plagosi tre të tjera, ishte dënuar me burg për vrasjen e gruas së tij të parë Dafina Havalja. Abc Neës ka siguruar vendimin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vendimi është marrë më 20 janar 2010 dhe Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së për dënimin me 24 vite burg për Dan Riza Hutrën për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hutra u dënua përfundimisht 16 vjet burgim. Në vendimin e gjykatës, thuhet se pasi ka kryer krimin, ai është përpjekur ta mbulojë ngjarjen duke tentuar që të krijojë përshtypejn se ka qenë vetëvrasje dhe duke vendosur thikën në dorën e viktimës.
Pasi ka kryer krimin i Hutra është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marrë në telefon nenën e viktimës, të cilës i ka thënë: “Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt”.
“Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me force, është pare viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit. Përreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thike buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin Pitbull, tre shishe plastike me mbishkrimin birra, tre filxhanë kafe, dy pjata filxhanash, një tavell cigare me bishta cigaresh, një pale pantallona xhinse meshkujsh me njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ne trupin e saj, krahas hematomave ne pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plage me 2.5 cm larg gjoksit të djathte, me gjatësi 5 cm, nje plagë tjetër ne linjën eksplorime gjatësi 4 cm si dhe një plagë prerëse, me buze të rregullta, në nyjën e tretë të gishtit të madh të dorës së majtë”, thuhet në dosje.
Autori ka pranuar se ka kryer vrasjen por duke pretenduar se e ka bërë këtë në kushtet e tronditjes psiqike.
“I pandehuri pasi ka kryer vrasjen është përpjekur ta paraqesë si vetëvrasje të viktimës, është veshur qetësisht, ka mbyllur banesën dhe është larguar pa u vene re. Me gjakftohtësi ka telefonuar nenën e viktimës, duke i thënë të rrosh vete se vajzën e kam vrare, veprime qe tregojnë se i pandehuri, veprën penale e ka kryer me paramendim, Ne shkalle të pare, I pandehuri Dan Hutra ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkese qe është pranuar nga gjykata. Ka pranuar kryerjen e veprës penale, por ka dashuruar të paraqesë vrasjen si “vetëvrasje, duke theksuar qe pasoja ka ardhur si rrjedhoje e tronditjes psikike për shkak se dyshonte që bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore”, thuhet në vendim.