Ish -Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar nga SPAK, prej disa ditësh ndodhet në qelitë e paraburgimit të 313 në Tiranë.
Koka është fotografuar në ambienet e 313-ës ,duke bërë aktivitet fizik.
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Sipas SPAK ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfituar rreth 3, 685, 000 euro nga kompanitë “Albtek Energy me administatore dhe ortake të vetme Stela Gugallia dhe “Integrated Technology Services”, e drejtuar nga Klodian Zoto të cilët janë shpallur në kërkim nga policia .