Zbulohen dy emra të tjerë që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.
Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të një shumë prej 120 mijë eurosh.
Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.