“Çunat e Londrës”, dënimi në Britani burgu në Shqipëri, miratohet marrëveshja

1500 shtetas shqiptarë që ndodhen të dënuar në burgjet e Britanisë së Madhe, parlamenti i Shqipërisë u dha mundësinë ta vijojnë dënimin në burgjet shqiptare.

Ratifikimi i marrëveshjes, i miratuar në parlament nuk është detyrues. Të dënuarit duhet t’i paraqesin një kërkesë riatdhesimi autoriteteve britanike.

Ratifikimi mbi transferimin e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është tregues i besimit që autoritetet e huaja i japin institucioneve shqiptare. Garantohet që shtetasit shqiptarë të kryejnë dënimin pranë familje”, shpjegoi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Për këtë çështje në një prononcim për Top Channel, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse aktualisht ka kërkesa nga shqiptarë të dënuar në Angli për ta vuajtur dënimin në vendin tonë.

Po, sigurisht që ka pasur kërkesa dhe ka kërkesa. Por, pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, hapet rruga e bashkëpunimit në fushën penale dhe me autoritetet angleze për të gjitha to anekset që parashikon kjo marrëveshje”, thotë Manja.

Nëse një shqiptar i dënuar në Angli me 10 vite burg, sa vite burg do të vuaj kur vjen në Shqipëri?

Këtë çështje e zgjidh gjykata shqiptare. Pra, do të bëhet njohja e vendimit, siç e ka procedura penale dhe siç e parashikon marrëveshja që sapo kaluam sot në parlament. Është atribut tërësisht i gjykatës. Pra njohja e vendimit, konvertimi i dënimit është atribut i gjykatës”.

Ndërkohë që marrëveshja u diskutua dhe miratua në parlament, ambasadori Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King-Smith u takua në ambientet e kuvendin, me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Author: morevesh