Një vajzë e re ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë dhe mot ivet përse është nd arë. “Ç’kemi fi lozofista.
Jam 19 vjeçe nga Lezha, por studio në kryeqytet. Kam pak javë që jam ndarë nga i dashuri, me të cilin u lidha sapo nisa fakultetin. Më ngjiti direkt dhe u lidha me të.
Në fillim gjithçka shkonte mirë, por ne të dy jemi shumë tipa xheloz. Dhe erdhi ndarja.
Po bëhej gjithnjë dhe më shumë menefregist dhe nuk e duroja dot.
Nuk kemi lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.
Historia nuk kishte të ardhme, mendoja se ndarja ishte gjëja më e mirë për të dy, sepse ai nuk është gati për një histori serioze.
Ai është 28 vjeç. Ama dua të jem me të, për fat të keq ende e dua, por unë kuptova se ai nuk mund të më japë sigurinë dhe të ardhmen që unë dua.
Nuk kam pse vazhdoj të humb kohën… Nuk i besoj atij …
Por ai vazhdon dhe më kërkon. Nuk di nëse duhet të vazhdoj t’i përgjigjem ???
Nuk di çfarë të bëj, se ai familje nuk do tani dhe ma ka bërë të qartë. Më jepni ndonjë këshillë ju lutem…”, shkruan ajo.