Papritur Luiz Ejlli është kthyer në fenomen dite.
Gjithçka ka marrë spunto nga një zhvillim brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kur konkurenti tha se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se paratë i duheshin për kurim.
Por më pas shpejt u bënë disa analiza dhe ai rezultoi i pastër nga sëmundjet.
Ky episod ka ngjallur mjaft komente qoftë në takimet mes njerëzve kudo në publik, ashtu edhe në rrjete.
P.sh u vu në dyshim se si aq shpejt dolën analizat pë Luizin. Të tjerë menduan se atij iu bë presion nga produksioni etj.
Në shtëpi mjaft banorë janë kthyer kundër tij. Por me qetësinë e tij ai po përballon gjithçka.
Luizi ende ndoshta nuk e di se ka tashmë qindra e mijëra mbështetës.
Një ndë njoftimet e çuditshme është ai i gazetarit të njohur Mentor Kikia.
Kikia njofton se të shtunën ora 13.00 do zhvillohet një tubim solidariteti për Luizin.
Duket se kjo është më e thellë pasi mesazhi që tentohet të përcillet është ai #poshtëkorrupsioni# #drejtësipërtëgjithë#
Ja çfarë shkruan Kikia në profilin e tij:
Une do te jem aty dhe ftoj edhe koleget dhe kolegët e mi qe te shprehim mbeshtetjen e tyre per Luisin. #poshtekorrupsioni# #drejtesipertegjithe# Poshte koncesionet. Ka shprese, ky vend do te behet….se cfare do te behet, ky eshte tjeter muhabet…