Gjatë ditës së djeshme, Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz, ishte zgjuar nga gjumi duke qarë pasi kishte parë në ëndërr një familjarë në gjendje shumë të rëndë. Por, që në anën tjetër miku i tij, Pajtim Krasniqi (DJ PM) me të cilin është futur në shtëpi si një banor i vetëm, iu drejtua duke i thënë se nëse dëshiron mund të dalin që tani nga shtëpia.
Ndërsa mbrëmë në një bisedë me Donaldin, tha se do të donte të dilte këtë javë nga shtëpia pasi që nuk dëshiron të prish raportet me të gjithë, duke shtuar se tani ata po i nxjerrin fytyrat e vërteta. Kujtojmë që edhe para pak jave, DJ Dagz kishte kërkuar të dilte nga shtëpia, por që banorët e kishin qetësuar.
Në shtëpi kanë mbetur më pak se 30 ditë deri në natën finale, mbrëmë është larguar Klaudio duke mbetur 12 konkurrentë. Kujtojmë se Dagz është në nominim me gjithë banorët e tjerë për të dalë nga shtëpia të premten me përjashtim të Meridianit dhe Ilirit.
Dy banorët në shtëpinë e famshme, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz, shpeshherë janë përfolur për një lidhje të mundshme. Madje edhe disa prej banorëve i kanë ngacmuar ata për shkak të afrimitetit me njëri-tjetrin.
Por, marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbrit duket se i ka ngelur hatri që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të.Blogerja, Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi (DJ PM) janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar.
Megjithatë Arbri e pranoi se në shtëpi është e vështirë të mbash shoqëri, ndërsa brenda mund të fillosh të kesh edhe ndjenja. “E di sa keq jam ndier kur më tha që nuk më ka përqafuar kurrë edhe vetëm unë e paskam përqafuar atë”, tha Arbëri.
“Edhe armikun më të keq të kishte pasur nuk do ishte sjellë kështu”, u shpreh Sarah. “Nëse unë them se më pëlqen Einxhel 100 përqind unë të gënjej se nuk jemi akoma në atë faze tjetër gjë është kur e vlerëson si njeri, është e zgjuar edhe mua njerëzit e zgjuar, njerëzit që dinë të flasin mua më lënë përshtypje më shumë sesa fiziku i një personi.
Jashtë është shumë e lehtë të mbash shoqëri kurse këtu brenda është më vështirë edhe ja nis të kesh edhe një ndjenjë mund ta quaj”, shtoi Arbëri. “Po ke nevojë se këtu je midis katër mureve edhe vetëm njëri-tjetrin kemi. Mua më vjen shumë çudi se Einxhel edhe atë natë që ishim në Prime binte në kundërshtim me fjalët e saj”, iu drejtua Sarah.