Pas prime-t të djeshëm të “Big Brother VIP”, ku shëndeti i Luizit u vë në diskutim, rrjeti është “ngritur në këmbë” dhe çdokush ka diçka për të thënë.
E çuditshme është mbështetja në masë e Luizit nga publiku, pasi ai mohoi se është i sëmurë. Por shumë pretendojnë se Luizi nuk po lejohet nga produksioni të thotë të vërtetën.
Ndërkohë pak minuta më parë, në shtëpinë e “Big Brother” kanë mbërritur drona në mbështetje të këngëtarit, por “Big Brother” ka izoluar menjëherë banorët dhe ka ndërprerë transmetimin ku shfaqej droni.
Këtë vit është bërë lajmërimi se në shtëpinë e famshme nuk do të lejohen drona dhe parashuta, por një javë më parë një i tillë iu dërgua Kiara Titos e cila e shijoi.