Ka qenë një nga momentet më të vështira në jetë pasditja e këtij 4 Shkurti, kur gjykata speciale vendoi burgosjen e tij për 3 vjet e 4 muaj.
Tahiri e ka mbajtur veten para kamerave, brenda në sallën e gjyqit, ndërsa policët e kanë kursyer dhe nuk e kanë prangosur në prezencë të gazetarëve. Por sapo ata janë larguar, ai ka kërkuar të pijë një cigare.
Avokati Maks Haxhia, kur doli nga gjykata thirri një prej djemve aty pranë duke i kërkuar të dërgojë menjëherë “dy paketa” brenda në sallë. Kur gazetarët e pyetën se përse i donte, ai u përgjigj: “Unë nuk pi cigare. Për Saimirin”. Shikoni videon më poshtë: