Luizi dhe Beati e nisën ditën e sotme duke folur për lojën që është krijuar deri më tani në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Këngëtari i njohur u shpreh se situata është stabilizuar, nuk ka më sherre si në fillim, pasi të gjithë po e kuptojnë pozicionin e tyre në shtëpi.
Ai gjithashtu komentoi edhe lojën e Armaldo Kllogjerit, i cili u rreshtua krah Olta Gixharit pak ditë më parë. Lëvizja e tij krijoi debat të ashpër me Luizin, i cili përdori epitet nga më të ndryshmet për të dhe e quajti të pabesë.
Duke biseduar me Beatin, Luizi tha se ai e dinte shumë mirë sesi do luante Armaldo, ndaj është përpjekur të nxjerrë anën e tij më të mirë, që ai mendonte se do e pëlqente edhe publiku.
Ai e cilësoi Maestron si legen dhe servil, pasi ai iu afrua Oltës që të mos e nxirrte atë në nominim.