Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi lidhur me takimin e Ilir Metës me Taulant Ballën, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.
“Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.
Më herët Bardhi reagoi mbi takimin Meta-Balla, duke u shprehur se konsultimet mes “Trekëndëshit të Bermudës” ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sipas tij sot ishte teatri i rradhës para kamerave.