Prodhuesit e vajit të ullirit në Fier thonë se prodhimi këtë vit është i lartë, por kërkesa për ta blerë ka qenë e ulët dhe me çmim të lirë. Kjo ka bërë që sasi të mëdha të vajit të ullirit të rrinë stok.
Prodhimi i ullirit këtë vit ka qenë i bollshëm në Fier, por shitjet mjaft të ulëta.
Kjo problematikë ka shqetësuar kultivuesit e ullirit e prodhues të vajit. Ata shprehen se tregu është mbushur me vaj jo cilësor duke bërë që vaji ekstra i virgjër prodhuar në vend të mbetet stok ose të kërkohet me çmim mjaft të ulët. Për të stabilizuar situatën sipas tyre duhet ndërhyrja e shtetit.
“Jemi në fshatin Floq të Cakranit. Këtu vijnë nga e gjithë zona. Fermerët preferojnë fabrikën sepse kemi makineri të cilësisë. Ky vit nuk është kaq i mirë. Ka më pak se vitet e tjera. Fermerët kanë problem me shitjen. Janë ulur shumë çmimet. Pikat e grumbullimit i marrin shumë lirë. Shohin veten. Janë të paktë qytetarët që vijnë”, thotë një fermer.
“Jam një fermer nga fshati Hambar. Kam 200 rrënjë ullinj. Nuk kemi pikë shitje për të shitur vajin, ullirin”, thotë një tjetër.
“Kam rreth 150 rrënje. Është mbushur plot dhe ka ngelur. Nuk kemi ku të shesim vajin e ullirit. Nuk ka rregull. Marrim prodhim”, shprehet një tjetër fermer
“Kemi sjellë ullinjtë për të bërë vajin. Kemi prodhim shumë por na ka ngelur stok. Kam mbi 5 mijë rrënjë ullinj. Shpresojmë të na ndihmojnë”.
Fieri është një ndër kultivuesit me të mëdhenj të ullirit në vend e për pasojë edhe sasia e vajit te prodhuar është mjaft e lartë.K.T./LR/Shqiptarja.com