Një eksperiencë traumatizuese kjo e “Channel 4” për adoleshentë të moshës 14-16 vjeç, që përpiqen t’i mësojnë të pranojnë trupin e tyre me imperfeksione, qime apo forma e përmasa të ndryshme.
Gjatë transmetimit të serisë së parë të “Naked Edukation”, katër të rritur qëndruan të zhveshur para adoleshentëve të shokuar, duke i rrëfyer për imperfeksionet që secili kishte në trupin e tij.
Ekspertët e programit thanë se shpresojnë të ndërgjegjësojnë adoleshentët se gjithçka është në rregull nëse zgjedh apo jo të depilohesh, mjafton të jetë zgjedhje e jotja personale dhe e pandikuar nga të tjerët.
Megjithëse një pjesë e vogël e publikut e mbështeti në rrjete sociale këtë program, pjesa më e madhe ishte totalisht kundër kësaj lakuriqësie nga të rriturit, përballë adoleshentëve.
Njerëzit shprehen se kjo nuk ishte mënyra më e mirë për t’i edukuar të pranojnë trupin e tyre, duke kërkuar të mos normalizohet një situatë e sikletshme si kjo.
“Të qëndrosh lakuriq para fëmijëve nën 16 vjeç? Absolutisht jo! Ata s’kanë nevojë të shohin të huaj nudo, që të edukohen mbi trupin”- shkroi një përdoruese e rrjeteve sociale.
“Në emër të edukimit, çfarë dreqin nuk shkon me këtë vend?”- shtoi dikush tjetër.