Newcastle ka qenë me fat në shumë prej goditjeve të merkatos gjatë verës së kaluar duke ndërtuar një skuadër të mirë me jo shumë shpenzime por vjen një ditë dhe ndodh që merr edhe një lajm të keq.
I tillë është rasti i 50 milionëshit Anthony Gordon të blerë nga Everton në dritaren e dimrit. Ndoshta është rast i paprecedentë në historinë e futbollit modern që një i sapotransferuar, të rrezikojë burgun.
Ky është rasti i 22-vjeçarit anglez, i cili momentalisht është pa patentë dhe mund të përfundojë pas hekurave për shkeljen e kodit rrugor.
Ai është ndaluar dy herë me Mercedesin e tij 100 mijë stërlinësh duke e drejtuar mbi normat e lejuara të shpejtësisë dhe përveç lejes së drejtimit, ai mund të humbasë edhe lirinë.