Një akt çmendurie mund të cilësohet veprimi i një të riu shqiptar mbrëmjen e kaluar në Amerikë.
Ai u arrestua pasi qëlloi me thikë pas shpine nënën e tij 54-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey. I riu quhet Emiliano Domi dhe fillimisht u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital.
Në dëshminë e saj ajo ka deklarua se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj.
Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.